Kosova
Jeremiq: Serbia duhet ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën
Lidhur me situatën e fundit, kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se oferta e BE-së, e cila kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet i pavarur, duhet të refuzohet dhe se në këmbim ofrohet vetëm vazhdimi i përkohshëm i iluzionit se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së, përcjell albinfo.ch.
“Serbia nuk do të pranohet në BE edhe sikur ta njohë Kosovën, prandaj duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në në mënyrë që të përpiqet për anëtarësim në Zonën Ekonomike Evropiane. (ZEE), e cila, sipas fjalëve të tij, “është e arritshme dhe nuk kërkon njohjen e Kosovës”, ka pretenduar Jeremiq
Ai ka pretenduar se asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të bëhet anëtar i BE-së, përveç e ZEE-së, që nënkupton reforma të brendshme shumë të ngjashme me ato të zbatuara në procesin e anëtarësimit në BE.
“ZEE është gjithçka që është BE-ja, përveç një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të cilën Serbia nuk mund ta ketë me BE-në për shkak të kushtit “të papranueshëm” të njohjes së Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo është e lidhur edhe me Kosovën, sepse nuk mund të jetë në të njëjtën frymë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për sanksione kundër Rusisë, për shkak të së drejtës së tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.
Jeremiq ka deklaruar se partia e tij ka vendosur të garojë e pavarur në zgjedhje nën sloganin “Zgjedhje e sigurt – njerëz seriozë” dhe të kundërshtojë refuzimin e marrëveshjes evropiane, kthimin e sovranitetit ekonomik të Serbisë dhe ndalimin e minierave të litiumit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













