Muzikë
Jehon kënga dhe vallja shqiptare në sheshin e qytetit Villach, në Austri
Që nga viti 2016 në këtë manifestim, kombin dhe kulturën shqiptare, e prezanton “Shoqata e Gruas KuqeZi” e cila vepron në Villach.
Se sa është e larmishme dhe me plot ngjyra jeta në Villach(Austri) e tregon më së miri manifestimi “Festivali i Diversitetit” apo i quajtur ndryshe “Festivali i rrugës”, i mbajtur më 2 korrik, në sheshin e këtij qyteti.
Kultura të ndryshme që jetojnë në këtë qytet patën rastin të njihen dhe të festojnë së bashku me këngë dhe valle kombëtare të vendeve të tyre, por edhe të shijojnë ushqimet tradicionale.
Që nga viti 2016 në këtë manifestim, kombin dhe kulturën shqiptare, e prezanton “Shoqata e Gruas Kuqezi”, e cila vepron në Villach.
“Për dallim prej viteve të tjera, këtë vit ne si “Shoqata e Gruas Kuqezi” për të prezantuar kombin tonë, kemi marrë pjesë me valle “Yjet Dardanë”(Fëmijët e shoqatës) si dhe kemi ftuar nga Italia, grupin e valleve tropojanë “Bajram Curri”. Në paraqitjen e dytë, për gjysme orë të tjera, me këngë shqiptare, këndoi këngëtari Sevdat Bullatovci”, theksoi për albinfo.at Basrije Shabani – Weger, kryetare e “Shoqatës së Gruas Kuqezi”,, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti mësuesen e shoqatës, Flora Bajramin.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit


















