Kosova
Hovenier ka bërë përpjekje ta bindë Kurtin për ta tërhequr policinë nga veriu
Ambasadori amerikan në Prishtinë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim kanë folur në mënyrë specifike për situatën aktuale në veri të Kosovës. Hovenier i ka ripërsëritur Kurtit qëndrimin dhe kërkesat e Uashingtonit zyrtar, të cilat janë shprehur edhe nga sekretari amerikan, Antony Blinken, duke shtuar se është urgjente të merren hapa për shtendosje të situatës. Për të arritur këtë, tre kryetarët duhet të punojnë në objekte alternative dhe Policia e Kosovës të largohet nga objektet e komunave. I pyetur nëse kanë arritur që ta bindin kryeministrin Albin Kurit për një gjë të tillë, Hovenier ka thënë se s’mund të thotë që ia ka ndërruar Kurtit mendjen, por i kam përsëritur qëndrimin amerikan për atë çfarë duhet të ndodhë, e që është se ne nuk shohim nevojë që në këtë kohë tre kryetarët të ushtrojnë detyrën nga ato objekte dhe nuk besojmë që do të jetë kontribuese që policia e Kosovës të jetë në objekte”, ka thënë Hovenieri.
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











