Sport
Jean Todt në Kosovë
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, të enjten do të vizitojë Kosovën dhe gjatë qëndrimit të tij në vend do të pritet nga zyrtarë të lartë shtetërorë, ka njoftuar Federata e Auto Sporteve të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Todt në Aeroportin “Adem Jashari” do të pritet nga kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi. Prej aty, presidenti i FIA-s do të drejtohet për në kryeqytet, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Është planifikuar që në shesh ai të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, nga i cili më vonë do të pritet edhe në kryeministri.
Përveç kësaj, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, Todt do t’i takojë edhe disa nga automobilistët kosovarë, të cilët aty do t’i ekspozojnë edhe veturat e tyre.
Gjatë ditës, numri një i automobilizmit botëror do të takohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrat në Ministrinë e Infrastrukturës.
Todt të premten do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










