Shqipëria
Java e Kulturës së Austrisë, shfaqje argëtuese e “AusTroPop”
Java e Kulturës Austriake solli në Tiranë teatrin e rrugës të titulluar “AusTroPop” që mblodhi kureshtarë e të apasionuar, duke dhuruar argëtim për të rritur e fëmijë, përcjell albinfo.at.

Kështu, publiku u tërhoq në mënyrë magjike nga spektakli i artistëve të performancës Irrwisch.

Në kuadër të Javës së Austrisë, Irrwisch prezantoi një shfaqje argëtuese, të bujshme dhe akrobatike “AusTroPop” pasditen e sotme në Tiranë, për të vijuar më pas edhe në Durrës, Vlorë dhe Shirokë.

Shfaqja u krijua enkas për udhëtimin e tyre në Shqipëri dhe sigurisht ka nxitur mjaft kërshëri te publiku.

Java e Kulturës Austriake sjell për publikun shqiptar një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe traditat e këtij vendi mik.
Sezoni i ri i Javëve Ndërkombëtare të Kulturës nisi në 1 shtator me Britaninë e Madhe, e vijon me Javët e Kulturës Suedeze, Egjiptiane, Gjermane, Kineze e Japoneze. /ata
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












