Sport
Java e kartonave të verdhë për shqiptarët
Në xhiron e 23-të të Super ligës zvicerane në futboll, në ndeshjen Grasshopper-Young Bois, në fitoren e vendësve 3:2, ndihmuan edhe Amir Abrashi, i cili luajti tërë kohen dhe Vullnet Basha, i cili u aktivizua në minutën e 70-të.
Në ndeshjen Sion-St.Gallen 2:0, Kristian Nushi i ekipit St.Galen-it, luajti deri në minuten e 87-të, ndërsa në ndeshjen Basel-Zurich, që përfundoi me rezultat 3:1, në radhët e Baselit, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën tërë ndeshjen, të cilët edhe nuk shpëtuan pa kartona të verdhë, kurse Taulant Xhaka ishte në bankën e rezervsitëve të skuadrës së Baselit duke mos luajtur fare. Një futbollist tjetër shqiptar, Beg Ferati nuk ishte ftuar në ndeshje për shkak të një lëndimi.
Te Cyrihu, Admir Mehmeti luajti gjatë tërë lojës dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të, ndërsa Adrian Nikçi nuk u ftua fare.
Në ndeshjen, Thun -Lucerne 3 : 3, Muhamed Demiri, për ekipin e Thunit luajti gjatë tërë ndeshjes, ku edhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 2-të.
Ndërsa Milaim Rama për shkak të lëndimit nuk është ftuar fare. Në ekipin e Lucernit, Burim Kukeli, ka qenë aktiv në ndeshje dhe po ashtu është ndëshkuar në minutën e 65-të me karton të verdhë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










