Sport

Januzaj po kthehet

Adnan Januzaj pritet të kthehet të luajë për ekipin e parë të Manchester United. Kështu është shprehur Louis Van Gaal para ndeshjes ndaj Evertonit që zhvillohet të dielën, raporton albinfo.ch.

“Disa lojtarë po kthehen nga lëndimet. Ashley Young dhe Adnan Januzaj kanë luajtur në ekipin e rezervave të premten në pushimin e Përfaqësuesve në një ndeshje ndërmjet tyre. Kështu disa lojtarë po kthehen”, u shpreh holandezi për faqen zyrtare të klubit.

Januzaj ishte i huazuar për gjashtë muaj në Dortmund, por pa lënë gjurmë u largua. Ai nuk po ka hapësirë as nën urdhrat e Van Gaalit.