Lajme
Janë asgjësuar mbi 1 milion kg. mallra ushqimore
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka asgjësuar mbi 1 milion e 100 mijë kilogram produkte të ndryshme ushqimore, qoftë me origjinë bimore apo origjinë shtazore”, tha drejtori Gjinovci.
Vetëm gjatë vitit 2012, është arritur të asgjësohen mbi një milion kilogramë produkte ushqimore dhe pije pa dokumentacion të prejardhjes së vendit të origjinës. E gjithë kjo është bërë në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve, thonë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës.
Produktet ushqimore, që kryesisht kanë prejardhje nga Serbia, kanë qenë vazhdimisht në fokus të kontrollimit nga Agjencitë që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, i tha Radio Kosovës se gjatë vitit 2012, inspektorët fitosanitarë, kanë ndaluar dhe më pas asgjësuar mijëra tonelata produkte të dyshimta ushqimore, të cilat kanë pasur mungesë të dokumentacionit mbi prejardhjen dhe origjinën e tyre.
“Të gjitha produktet ushqimore që janë të dyshimta, apo paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, të gjitha ato largohen nga tregu dhe nuk lejohen të përdoren. Vetëm gjatë vitit 2012, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka asgjësuar mbi 1 milion e 100 mijë kilogram produkte të ndryshme ushqimore, qoftë me origjinë bimore apo origjinë shtazore”, tha Gjinovci.
Gjinovci thotë se me angazhimin e inspektorëve në terren, është arritur që të eliminohen mundësitë e helmimit të qytetarëve nga produkte të ndryshme ushqimore:
“Duke pasur parasysh edhe kushtet klimatike që i kemi kaluar gjatë kësaj vere, nuk kemi pasur raste të helmimeve masive dhe mbi të gjitha nuk kemi pasur humbje të jetëve të njerëzve si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore të pasigurta apo jo cilësore”.
Së fundi, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka larguar nga tregu edhe shaponin “KOSIL” prodhim i një kompanie të Shkupi, i cili dyshohej se përmban substanca kancerogjene.
Gjinovci thotë se mostrat e këtij produkti janë dërguar për analiza ekzaminuese jashtë vendit dhe pas rezultateve do të dilet me raporte konkrete.
Ndryshe, Gjinovci premton se gjatë vitit 2013, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës do ta rrisë edhe më shumë nivelin e kontrollit t produkteve, duke krijuar siguri më të madhe ushqimore për qytetarët.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













