Lajme
Janari, shumë i nxehtë në Zvicër
Në disa vende në Zvicër nuk kishte qenë kurrë kaq nxehtë
Temperaturat rreth 16 gradë të mërkurën, në lartësi të mëdha në disa vende të Zvicrës, ku nuk kishte qenë kurrë kaq nxehtë në janar.
Për shembull, termometri arriti në 16.4 gradë në Piotta, në 990 metra, dhe 15.4 gradë në Disentis (GR), në 1197 metra, njoftoi MeteoSwiss, transmeton albinfo.ch.
Në Piotta, rekordi i janarit 2015 u tejkalua me 0,8 gradë dhe në Disentis ai i të njëjtit muaj në 2011 me 1,2 gradë, tregoi Zyra Federale e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss). Në Zermatt (VS), në 1638 metra mbi nivelin e detit, u regjistruan 13.4 gradë, 2.2 gradë më e lartë se rekordi i fundit në janar 2002, ndërsa në Samedan (GR), në 1709 metra, u matën 11.1 gradë, më shumë se 10.9 të janarit 2002.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














