Lajme

Jahjaga vlerëson punën e EULEX-it

Presidentja shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me misionin e EULEX-it

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim zyrtar shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac. Jahjaga vlerësoi në takim punën e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me misionin e EULEX-it thuhet në një njoftim të presidencës.

Nga ana e tij, De Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të saj. Ai gjithashtu e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën e

EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit.