Lajme
Jahjaga: “Vetëvendosja” të largohet nga rruga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka konsideruar pamje jo të mirë protestën e Vetëvendosjes më 14 janar

Ajo që ndodhi më 14 janar të vitit 2012 gjatë protestave së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për bllokimin e vendkalimeve kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë sipas presidentes Atifete Jahjaga, nuk është një pamje e mirë dhe reale për Kosovën.
Presidentja ka thënë se një situatë e tillë që po ndodh në kohën e hapjes së proceseve të reja integruese të vendit rrezikon ta kthejë Kosovën prapa, në përpjekjen e saj për të ndërtuar shoqërinë demokratike.
“Ndërtimi i një shteti të bazuar në respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë është synim konsensual i shoqërisë sonë, i arritur falë angazhimit dhe sakrificës të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka theksuar ajo.
“Unë si Presidente e vendit e kam shprehur qëndrimin, që përpara demonstratave, se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë e veprimeve institucionale dhe se rruga nuk paraqet zgjidhje për arritjen e qëllimeve dhe synimeve politike e shtetërore. Veprimi institucional është mënyra e vetme dhe më e mirë për adresimin dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve”, ka thënë Jahjaga.
Të gjitha institucionet, të gjitha subjektet politike dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sipas saj, janë të obliguar të respektojnë dhe të zbatojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Vetëm në këtë mënyrë ne e arrijmë sundimin e rendit dhe të ligjit, duke qenë një vend demokratik që në rrugën e integrimeve euroatlantike zbaton standardet e larta të lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka theksuar ajo.
Presidentja ka thënë se Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë për ruajtjen e qetësisë publike dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave, vlera këto evropiane që garantohen edhe me Kushtetutën e Kosovës.
“Unë e mirëpres thirrjen e Qeverisë së Kosovës për vlerësimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në ditën e protestës që do të mundësojë qartësimin e situatës së krijuar. Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese, si faktor uniteti i vendit, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë tonë, të respektojnë rendin dhe ligjin dhe të marrin pjesë aktivisht në përmbushjen e standardeve të cilat e sigurojnë rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë Jahjaga.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog.
“E thërras Lëvizjen “Vetëvendosje” që të heqë dorë nga protestat dhe t’i kthehet punës, debatit dhe procesit të vendimmarrjes në Kuvend dhe aty të kontribuojë në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare dhe të mos bllokojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në asnjë cep të Republikës së Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj kanë treguar shkallë të lartë të vetëdijes dhe të veprimeve demokratike, përkushtim ndaj sundimit të rendit dhe respektimit të ligjit.
Kosova e ka të qartë rrugën e vet përpara duke i përmbushur obligimet e veta që dalin nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare. Vendi ynë është përkushtuar të zbatojë politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit”, përfundon Presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit