Lajme
Jahjaga: Testuam rëndë durimin e qytetarëve
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha në fjalimin e saj vjetor në parlament se zhvillimet e vitit 2014 nxorën në pah mangësitë e demokracisë që lëkundën edhe besimin e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kritikoi sot partitë politike por edhe institucionet e pavarura të vendit për mosangazhim të mjaftueshëm në përballjen me detyrimet e tyre kundruall qytetarëve të Kosovës por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Në fjalimin e saj vjetor në Parlamentin e Kosovës, ajo tha se bllokada gjashtëmuajshe politike zbuloi të metat e demokracisë së re dhe identifikoi paqartësitë dhe mangësitë e një Kushtetute të aprovuar, por të paprovuar në jetën politike.
Por, nuk ishte vetëm procesi demokratik dhe kushtetuta që u vunë në sprovë testuan me këtë rast, tha ajo duke theksuar se kishte e detyruar që të bënte thirrje për të lënë anash interesat e ngushta individuale dhe partiake, armiqësitë që ishin më shumë personale sesa konceptuale.
”Këta gjashtë muaj, përpos që vumë në sprovë institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës, këtë dokument bazë që i vë themelet e shtetit tonë dhe vlerat mbi të cilat i ndërtojmë këto themele, ne testuam rëndë edhe durimin e qytetarëve tanë. I sollëm ata pranë apatisë, që e sfidoi rëndë vullnetin tonë të përbashkët për t’u mobilizuar dhe për t’ia dhënë shtytjen e fundit konsolidimit të Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, këtë ëndërr për të cilën aq shumë sakrifikuam. Ua lëkundëm besimin qytetarëve të Kosovës se mund ta bëjmë shtetin dhe ua zbehëm ambicien për t’u bërë zot i vetes“, tha Jahjaga.
Presidentja Jahjaga tha se para Kosovës ka shume sfida dhe detyra që janë konkrete dhe të matshme, prandaj duhet të ketë një shkëputje nga praktikat e kaluara.
Ajo tha se njëkohësisht përgjegjësi e institucioneve të Kosovës është parandalimi i veprimeve të atyre që po provojnë të përfitojnë në kurriz të qytetarëve, përmes rrugëve të paligjshme duke i dërguar ata drejt një të ardhmeje të pasigurt.
Sic raporton VoA nga Prsihtina, presidentja kosovare tha se duhet të zgjidhë 52 rekomandimet e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, që janë një pjesë ende e papërmbushur e kërkesave të përgjithshme që u janë parashtruar institucioneve të Kosovës. Është e pakuptimtë që Kosova të jetë vendi më i izoluar në Evropë dhe lëvizja e qytetarëve të saj sot të mbetet peng i një sërë hollësish që lehtësisht mund të përmbushen.
Presidentja tha se Kosova duhet të qëndrojë stoike edhe përballë sprovës së radhës që ka të bëjë me krijimin e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë akuzat për krime lufte që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës të vitit 2010. Ajo duhet të përmbushë detyrimin e për themelimin e saj si dëshmi që është shtet i ndërtuar mbi parimin e drejtësisë për të gjithë.
Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për bisedime cilësore me Serbinë, për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova nuk duhet t’i trembet kurrë përballjes më Beogradin.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












