Lajme
Jahjaga takohet me Obamën

Presidentja Atifete Jahjaga do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama gjatë Samitit të liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Varshavë, më 27 dhe 28 maj.
I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin e SHBA-së, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider të SHBA-së në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.
Sipas një njoftimi për media të Zyrës për Informim të Presidencës, thuhet se presidentja Jahjaga do të flasë për pavarësinë e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve, për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës, për barazinë nacionale, harmoninë fetare dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut, për bashkëpunimin rajonal për ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.
Delegacioni shtetëror i Kosovës, në të cilin do të merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të shpreh qëndrimin se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm, si vullnet i shprehur lirshëm i popullit të Kosovës dhe i shumicës së shteteve të Evropës dhe të botës, një pjesë e mirë e të cilave tashmë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kanë marrëdhënie bilaterale.
Pranimi i këtij fakti edhe nga vendet e tjera që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i Republikës së Kosovës në OKB dhe në BE është e vetmja alternativë e cila suksesshëm e përmbyll procesin e pavarësisë, të barabarësisë dhe të dinjitetit të vendeve dhe të kombeve. Në procesin e pajtimit Republika e Kosovës ia ka shtrirë dorën të gjitha vendeve dhe të gjitha kombeve.
Po ashtu pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë samiti është domethënëse, sepse Kosova është ftuar nga mikpritësi, presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz