Lajme
Jahjaga një prej 10 femrave myslimane që secili duhet t’i njohë
“Huffington Post” e ka radhitur Presidenten e Kosovë Atifete Jahjaga si një prej 10 femrave myslimane që secili duhet t’i njohë. Aty përkrah Presidentes së Kosovës, radhiten kryeministrja e Bangladeshit dhe ajo e Malit, ndër femrat më të fuqishme të botës islame.
Qysh prej fillimit të karrierës së saj si Presidentja e parë e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është përmendur nga media të shumta botërore, si shembull i avancimit të gruas në nivelet më të mëdha vendimmarrëse të politikës.
Huffington Post, një portal amerikan, përmend Presidenten Jahjaga si një ndër 10 femrat botërore, të cilat secili njeri duhet t’i njohë. Por kësaj radhe, Jahjaga është futur vetëm në listën e femrave myslimane, të cilat mbajnë poste të rëndësishme shtetërore, duke u radhitur përkrah Kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed, dhe asaj të Malit, Cissé Mariam Kaïdama Sidibe.
Portali amerikan shkruan se përkundër përshtypjes që ekziston, gratë myslimane kanë shërbyer si lidere revolucionare dhe heroike. Megjithatë, thotë portali, në vitet e fundit, për shkak të klimës globale socio-ekonomike, togfjalëshi “grua myslimane” mund të krijojë një imazh të gruas së ndrojtur dhe të pafuqishme, të strehuar pas burrit të saj.
“Megjithatë, ky imazh nuk është ajo që historia na tregon apo ajo çfarë e tashmja jonë reflekton. Për shembull, Kryeministrja aktuale e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed dhe ajo e Malit, Cissé Mariam Kaïdama Sidibé, janë gra myslimane. Ngjashëm, Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, është gruaja më e re presidente në botë, si dhe gruaja e parë myslimane presidente e vendit”, shkruan portali amerikan.
Javë më parë, revistat Daily Beast dhe Newsweek kishin radhitur Jahjagën ndër 150 femrat më të guximshme të botës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













