Lajme
Jahjaga në Samitin e Bratislavës, kritikohet nga mediet
Tablodi sllovak “Topky.sk” ka kritikuar bashkëshortin e presidentes Jahjaga, pasi në Samitin e Presidentëve është paraqitur pa veshje serioze dhe pa kollare
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në Samitit të 18-të të presidentëve të Evropës Qendrore që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, pavarësisht faktit se shteti nikoqir nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Jahjaga nuk iu ka shpëtuar kritikave të medieve në Sllovaki.
Tablodi sllovak “Topky.sk” ka kritikuar bashkëshortin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, Astrit Kuqin pasi në samitin e presidentëve ai është paraqitur pa veshje serioze dhe pa kollare, duke shkelur kështu protokollin shtetëror.
“Kjo mund të merret edhe si mos respektim ndaj shtetit sllovak si pritës i samitit pasi Bratislava zyrtare nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan në artikullin e këtij tablodi, citon “Shekulli” i Tiranës.
“Bashkëshorti i presidentes është pjesë e delegacionit zyrtar dhe duhet ta respektojë protokollin. Ai nuk po shkon të luajë golf. Ky është samit zyrtar dhe duhet ta dijë këtë. Edhe presidentja është dashur ta dijë”, ka thënë ekspertja për protokoll në presidencën Sllovake, Olga Perushkova.
Sipas saj, ky është mos respektim për Sllovakinë si vend mikpritës.
Presidentja kosovare dje mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparovic. Në darkën solemne, një fjalë rasti e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer.
Samiti i presidentëve të Evropës Qendrore fillon sot dhe në të po marrin pjesë 20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore.
Në mesin e presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore pjesëmarrës në samit janë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Malit të Zi, FIlip Vujanoviq, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.
Në fjalimin që mbajti para të pranishmëve, presidentja Jahjaga tha se paqja jo vetëm që ka sjellë rritje dhe zhvillim të paparë, por ka sjellë një periudhë të stabilitetit politik, liri të lëvizjes dhe një mirëkuptim më të thelluar në mes të popujve dhe kombeve.
Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit dhe promovues të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Nëpërmes Bashkimit Evropian, siç tha ajo, ndërtohet e tashmja dhe krijohet vizioni për të ardhmen, sepse e kaluara e përbashkët dëshmon se BE është zbulimi më i mirë për zhvillimin tonë të tërësishëm.
“Përderisa Bashkimi Evropian e shton Kroacinë, anëtarin e saj të 28-të, në gjirin e saj, ne përsëri përkujtojmë potencialin të cilin e kemi si regjion. Ne do të jemi një aset i çmueshëm për Bashkimin Evropian dhe jo një peshë e rëndë për të”, deklaroi presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










