Lajme
Jahjaga e fton në Kosovë aktoren Angelina Jolie
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World” (Gratë në Botë) të organizuar nga Newsweek dhe The Daily Beast që po mbahet në New York.
Në samit, ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit.
”Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit zonjën Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën”, njofton Presivenda.
Në darkën solemne të shtruar nga organizatori i Samitit, Presidentja Jahjaga u takua me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonjën Christine Lagarde si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, zotëri Peter Westmacott.
Presidentja gjithashtu ka takuar edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.
Në hapje të konferencës, ish-sekretarja amerikane e shtetit zonjën. Madeleine Albright duke folur në panelin “Çmimi i luftës” ndau me të pranishmit përvojën e saj të fëmijërisë si refugjate e Luftës së Dytë Botërore duke e krahasuar atë me ekzodin e refugjatëve gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.
Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë. Në paraqitjen e saj znj. Albright e përshëndeti pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në Konferencë dhe rikujtoi përkushtimin e administratës së ish Presidentit Klinton për t’i dhënë zgjidhje meritore çështjes së Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, është liderja e vetme femër nga Ballkani e ftuar në këtë Samit dhe në dy ditët e ardhshme do të flas në panele për përvojat e saj në lidhje me ndikimin e gruas në sigurinë e vendit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










