Lajme
Jahjaga: Ata që sulmuan serbët provokuan sigurinë
KFOR-i dhe Presidenca reaguan kundër sulmit ndaj qytetarëve serbë në dalje të Prishtinës
Paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it dhe Presidenca e Kosovës kanë reaguar lidhur me sulmin me koktej molotovi ndaj autobusëve që po bartnin “pelegrin” serbë nga Prishtina në drejtim të Graçanicës, duke e konsideruar këtë si provokim për sigurinë dhe multietnicitetin.
“KFOR-i dënon fuqishëm aktin e dhunshëm dhe të mjerueshëm me koktej molotovi ndaj pesë autobusëve serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë. KFOR-i përshëndetë përkushtimin e institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetim të plotë për këtë akt të dënueshëm”, thuhet në reagim. Ky veprim i turpshëm, sipas KFOR-it, është në kundërshtim me integritetin e mbajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe “nuk ka vend në zhvillimet aktuale të një shoqërie moderne”. Edhe presidentja Atifete Jahjaga e ka dënuar këtë incident ndaj pesë autobusëve me udhëtarë serbë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të sfiduar stabilitetin në vend. Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar sulmin si një akt të patolerueshëm dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet mbi të cilat po ndërtohet shteti demokratik i Kosovës, i cili sipas Jahjagës, u garanton të gjithë qytetarëve të drejta të barabarta pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore. Presidentja Jahjaga u bënë thirrje organeve të rendit që të hetojnë këtë incident dhe të sjellin përpara drejtësisë kryesit e tij. Në mbrëmjen e të enjtes, në dalje të Prishtinës, nga persona të panjohur është sulmuar një autobus që po barte një grup serbësh që ktheheshin nga Gazimestani, ku kishin marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit. Është raportuar për disa qytetarë serbë të lënduar, të cilët kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Graçanicës. Vidovdanin serbët e festojnë në shenjë përkujtimi për Betejën e Kosovës e cila u zhvillua më 28 qershor 1389 në Gazimestan afër Prishtinës. Kjo ishte një betejë e aleancës ballkanike kundër perandorisë osmane, e cila rezultoi me humbjen e ballkanasve. Në këtë betejë kanë marrë pjesë edhe princat shqiptarë, ndërsa serbët për shkak të rënies në luftë të princit Llazar e konsiderojnë si fetë të tyre. Shqiptarët e Kosovës, ndërkaq e shikojnë me urrejtje këtë ditë për faktin se 23 vjet më parë, ish-diktatori Sllobodan Millosheviq në Gazimestan e promovoi politikën e tij për “Serbinë e madhe”. Edhe dje, Vidovdani nuk kaloi pa incidente. 32 policë kosovarë janë lënduar në kufirin Kosovë-Serbi në Mendare nga një grup ekstremistësh serbë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











