Lajme
BE-ja miraton vaksinën AstraZeneca
Sot Rregullatori evropian i ilaçeve ka aprovuar përdorimin e vaksinës së “AstraZenecas” te personat mbi moshën 18-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se vaksina e kompanisë, e zhvilluar bashkë me Universitetin e Oksfordit, është e treta që miratohet nga blloku evropian. Secili shtet ka të drejtën individuale për të vendosur se kush duhet ta marrë vaksinën.
Vlen të cekët se komisioni gjerman i vaksinave ka njoftuar se nuk do të mund ta rekomandonte përdorimin e dozave te personat mbi moshën 65-vjeçare, me arsyetimin e mungesës së të dhënave për efektin e tyre te kjo grupmoshë.
Bashkimi Evropian dhe “AstraZeneca” janë përfshirë në përplasje të thella lidhur me distribuimin e vaksinave të kompanisë në bllok.
Të premten, BE-ja ka publikuar një version të redaktuar të kontratës me “AstraZenecan”, mirëpo në të, hollësitë rreth çmimit të vaksinës i janë nënshtruar dukshëm redaktimit.
Del se Britania e Madhe ka paguar më shumë për vaksinën sesa blloku evropian.
Në fillim të javës, BE-ja ka kritikuar kompaninë farmaceutike që pranoi se nuk do të ishte në gjendje të shpërndante 80 milionë doza, por vetëm 31 milionë sosh. Marrëveshja e blerjes së vaksinës ishte nënshkruar para se ajo të aprovohej për përdorim.
Ndërkaq, “Johnson and Johnson” të premten ka bërë të ditur se një dozë e vaksinës së saj ka efekt – mirëpo jo aq të fuqishëm sa vaksinat e tjera që po ofrohen me dy doza. Vaksina e re ka treguar efekt deri në 66 për qind në SHBA dhe shtatë shtete të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













