Kosova
Ja se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot kanë marrë pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.
Në këtë konferencë, Kurti ka thënë se si Qeveri fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara.
“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara e madje edhe diskriminuese. Skema sociale e vitit 2007 është diskriminues dhe i padrejtë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, Murati ka bërë të ditur se kanë dizajnuar një skemë tjetër që nuk do të jetë diskriminuese.
“Mënyra qysh është dizajnu mekanizmi i trajton anëtarët e familjes si anëtar që mund të punojnë ose që nuk mund të punojnë. Ajo kategori janë: Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, gratë gjatë shtatzanisë, njëri nga prindërit që përkujdeset për fëmijën do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune dhe do t’u ofrohen trajnime dhe vende pune që këto familje të mos mbeten vetëm me asistencë sociale”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Murati ka bërë të ditur se si do të funksionojë skema e re easistencës sociale në Kosovë.
“Sa i përket skemës së re apo pilotimit të ri është i hapur që sot dhe mund të qaseni përmes E-Kosovës dhe të plotësoni të dhënat për familjen dhe të dhënat merren dhe përpunohen nga komisioni. Pas aplikimit për asistencë sociale, aplikimi kalon në disa faza dhe fillimisht është testi i varfërisë. Pas testit të të ardhurave vjen edhe testi i pasurisë, pas kësaj është edhe testi i mjeteve financiare të përafërta, pastaj vjen edhe tek vizitat në terren që do të bëhen nga anëtarët e QPS-ve dhe pastaj bëhet verifikimi”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











