Lajme
Ja çfarë mendojnë gjermanët për Joe Biden
Nëntë në dhjetë gjermanë (89 për qind) mendojnë se është “shumë mirë” ose “mirë” që Biden fitoi zgjedhjet e fundit në SHBA.
Në fakt, vetëm shtatë për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues të ARD Deutschlandtrend vlerësojnë rezultatin e zgjedhjeve si “jo aq të mira” ose “të këqija”.
Dhe një masiv prej 80 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues besojnë se marrëdhëniet gjermano-amerikane do të përmirësohen me Biden kur ai të marrë detyrën e Presidentit të SHBA-së, në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Një kontrast i madh me atë se si ndiheshin gjermanët pas zgjedhjes së Donald Trump në vitin 2016: në atë kohë, 57 për qind prisnin që marrëdhëniet gjermano-amerikane të përkeqësoheshin.
Një sondazh i fundit tregoi se shqetësimi është ende i fortë. Trump zuri vendin e parë këtë vit si burimi më i madh i frikës gjermane për herë të dytë që nga viti 2018 në sondazhin e kryer nga firma e sigurimeve R + V. Një total prej 53 për qind thanë se besojnë se politikat e tij e bëjnë botën një vend më të rrezikshëm.
Një total prej 85 për qind e gjermanëve besojnë se SHBA do të zhvillohen pozitivisht në përgjithësi nën presidencen e Biden-it, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











