Futboll
Ja sa futbollistë nga Kosova luajnë në Superligën zvicerane
Asnjë ekip në Supërligën zvicerane të futbollit nuk ka më shumë futbollistë kosovarë se sa FC Zürich. Me dy lojtarët e përfaqësueses kosovare, Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin, ekipi ka fituar dy përforcime të mëdha
Kur FC Zürich e fitoi derbin kundër GC të dielën e kaluar, në lojë u angazhuan shtatë lojtarë nga pasardhësit e FCZ. Futbollistët e rinj, si Kevin Rüegg dhe Alain Nef, p adyshim janë faktorë suksesi.
Por ka ende diçka prapa sezonit të mirë të FCZ, që filloi me dy fitore në tri ndeshje. Në përfundim të ndeshjes derbi, në fushë kanë qenë katër lojtarë me rrënjë nga Kosova, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Përveç dy futbollistëve shqiptarë nga Kosova, Hekuran Kryeziu (25) dhe Benjamin Kololli (26), të rritur në Zvicër, të cilët tani janë pjesë e FCZ, në fushë janë paraqitur edhe Mirlind Kryeziu (21) dhe Toni Domgjoni (19), futbollistë të ekipit zviceran U, prindërit e të cilëve emigruan nga Kosova në Kroaci, para lindjes së tyre.
Në kuadrin profesionist të ekipit janë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Lavdrim Rexhepi (20) dhe Bledian Krasniqi (17). Kosova po e bën FC Zurichin të fortë! Përforcimi i ardhur Kololli, për ditët e tij të para tek FCZ, pohon: “Kjo më ndihmoi në integrimin. Hekin unë e njoh nga Përfaqësuesja zvicerane, Mirlindin nga Bieli”, përcjell tutje albinfo.ch.
Ekipi kombëtar i shtetit të ri ballkanik me trajnerin Bernard Challandes është kënaqësi shpirtërore për Kolollin. “Më pëlqen të luaj për kombëtaren, edhe unë dua të festoj atje suksese. Ne luajmë në Ligën e Kombeve kundër Maltës, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanit. Jemi duke pritur sukses”.
Kampionati ri i UEFA-s është një mundësi e re për xhuxhin futbollistik që të kualifikohen për Kampionatin Evropian 2020. Edhe për fituesit e Ligës D me ekipet më të dobëta si Kosova, Lihtenshtajni, San Marino ose Andora një vend në Kampionatin Evropian është i hapur.
Ja sa shumë lojtarë nga Kosova ka në ekipet e tjera të Super Ligës zvicerane:
Xamax
Arbenit Xhemaili (20),
Samir Ramizi (27),
Dilan Qela (20),
Liridon Mulaj (19),
Kemal Ademi (22)
GC
Meriton Kastrati (20),
Gjelbrim Taipi (25),
Bujar Lika (25),
Shani Tarashaj (23)
Basel
Albian Ajeti (21),
Taulant Xhaka (27),
Tician Tushi (17)
Luzern
Dren Feka (21),
Idriz Voca (21),
Shkëlqim Demhasaj (22)
Sion
Ermir Lenjani (29),
Burim Kukeli (34)
Lugano
Jetmir Krasniqi (23),
Eris Abedini (19)
St Gallen, Thun, YB
nuk ka
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










