Lajme
Sa është paga e Joe Biden, si president i SHBA-së
Njeriu me i paguar me 147 mijë dollarë në 2019-tën është Anthony Fauci. Ai rezulton, sipas Forbes, jo vetëm mjeku më i paguar në Qeverinë federale amerikane, por gjithashtu njeriu me pagën më të lartë nga katër milionë punonjësit e saj.
Duhet theksuar se sipas revistës së njohur, me pagën që merr imunologu amerikan kapërcen dhe presidentin. Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA-së është rreth 400 mijë dollarë në vit.
Po ashtu, Forbes ka përllogaritur po ashtu që nëse Fauci do të qëndrojë me administratën aktuale deri në vitin 2024, ai do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend u caktua së fundi nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit.
Fauci u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, ndërkohë që kishte qenë pjesë e task force-s së tij për koronavirusin. Ai pretendon sidoqoftë se ekip i ri “nuk po e fillon punën nga e para”. “Ne jemi duke sjellë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”, është shprehur Fauci.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













