Tematike
Ja përse Zvicra nuk është atraktive për refugjatët shqiptarë
Kosovarët përbëjnë vetëm 1 për qind të të gjithë azilkërkuesve që janë në procedurë azili dhe kjo përkundër ekzistimit të një diaspore të madhe kosovare në Zvicër
Një dukuri që vazhdon të nxisë shqetësime në opinionin gjerman dhe të cilës i kthehen në vazhdimësi mediet me komentet e tyre, është kërkimi masiv i azilit në Gjermani nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Arsyeja e ardhjes së një numri kaq të madh të refugjatëve nga vendet ku nuk ka luftë dhe zyrtarisht as ndjekje politike, mbetet e pasqaruar deri në fund.
Por ajo të cilën gjermanët e kanë të qartë dhe janë kryesisht të një mendimi është nevoja për të hequr qafe këtë fluks azilkërkuesish që sipas tyre nuk përkojnë me definicionin e njohur të azilkërkuesit klasik. Dhe në këtë pikë ata ia kanë lakmi Zvicrës.
Në një shkrim të botuar në gazetën “Die Welt” thuhet veç tjerash edhe kjo: krahas refugjatëve të luftës nga Siria dhe Afganistani, kosovarët janë ata që kanë paraqitur më së shumti kërkesa azili në gjithë Evropën. Por në Zvicër është krejtësisht ndryshe, transmeton albinfo.ch. Atje kosovarët përbëjnë vetëm 1 për qind të të gjithë azilkërkuesve që janë në procedurë azili dhe kjo përkundër ekzistimit të një diaspore të madhe kosovare në Zvicër.
Mbrapa kësaj përqindjeje të vogël qëndron mënyra e re e qasjes që po praktikon Zvicra. Ky vend para pak vitesh ka futur në fuqi procedurën e shkurtë prej 48 orëve për azilkërkuesit nga vendet e sigurta (vende ku nuk ka përndjekje politike ose luftë). Këtu hyn edhe Kosova, krahas shteteve tjera të Ballkanit. Prej atëherë kërkesat për azil nga këto vende kanë shënuar rënie të theksuar.
Ndërsa edhe sa u përket refugjatëve nga vendet e rajonit të krizës, si Siria, Iraku etj. Zvicra ka një qëndrim më restriktiv. Ajo, sipas zyrës së UNHCR-së për Zvicër kërkesat e azilit të personave nga këto vende i trajton individualisht. Ata që gjatë procedurës nuk mund të dëshmojnë se kanë qenë të përndjekur personalisht, nuk e fitojnë azilin. Të tillët marrin statusin e pranimit të përkohshëm (Viza F). Një status i tillë ka mjaft kufizime në krahasim me statusin e refugjatit të njohur, shkruan më tutje Die Welt dhe vjen në përfundim se këto janë arsyet përse Zvicra është aktualisht kaq pak atraktive për refugjatët.
Si tregues se është kështu, gazeta kërkon ndihmën e statistikës. Deri sa në vitin 1998 në Zvicra ishin bërë 11.8% të të gjitha kërkesave të azilit që ishin bërë në gjithë Evropën, në vitin 2015 kjo përqindje ka rënë në 3.1%.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














