Lajme
Ja përse Zvicra angazhon ushtrinë në luftimin e koronavirusit
Ky angazhim përfshin në maksimum 2500 pjesëtarë të ushtrisë, të cilët mund të mbështesin spitalet me përkujdesje ose në transportin e pacientëve
Përfshirja e sërishme e ushtrisë në përpjekjet për frenimin e koronavirusit është paraparë në vendimin që Këshilli Federal ka marrë në mbledhjen e tij të mbajtur dje, më 4 nëntor, shkruan albinfo.ch.
Në mënyrë që të mbështesë kantonet në përballimin e numrit në rritje të shtrimeve në spital dhe pacientëve Covid 19 në kujdes intensiv, Këshilli Federal ka vendosur të angazhojë përsëri ushtrinë, raporton srf.ch.
Ky angazhim përfshin në maksimum 2500 pjesëtarë të ushtrisë, të cilët mund të mbështesin spitalet me përkujdesje ose në transportin e pacientëve.
Për krahasim: në pranverë Këshilli Federal pati vendosur mobilizimi e deri në 8.000 ushtarëve.
Puna e ushtarëve mund të shfrytëzohet, për shembull, për të kontrolluar rastet e dyshuara të Covid-19, për testimet ose për të trajtuar pacientët në përgjithësi, transmeton albinfo.ch.
Ata po ashtu mund të mbështesin spitalet në zgjerimin e kapaciteteve në njësitë e tyre të kujdesit intensiv me material dhe personel ose, si shoferë, të kryejnë transportin e pacientëve infektivë.
Pjesëtarët e forcave të armatosura aktivizohen atëherë kur kantonet e kërkojnë këtë dhe kur të jenë plotësuar kushtet për një aktivizim të tyre.
Kantonet janë ato që duhet të tregojnë se kanë shteruar të gjitha mjetet e tjera, prandaj nevojitet angazhimi i ushtrisë.
Përdorimi i ushtrisë, sipas vendimit të Qeverisë Federale, është i kufizuar deri më 31 mars 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













