Lajme
Ja përse në Zvicër nuk do të ketë vdekje nga koronavirusi sa në Itali
Zvicra është ende në një fazë të hershme sa i përket valës pandemike. Sidoqoftë, edhe kur të arrihet "koha italiane" e tashme, situata në Zvicër nuk do të përkeqësohet aq sa ka ndodhur në Itali
Në Zvicër, të hënën kishte 1019 raste të reja Corona. Të paktën zyrtarisht. Kantonet kishin raportuar raportuan 1072 infeksione të reja nj¨ditë më parë, të dielën, në krahasim me 1108, sa ishin të shtunën, shkruan nau.ch. Ndërsa kulmi qe arritur të premten, me 1380 infeksione të reja.
Thënë ndryshe, statistikat kanë treguar një rënie të lehtë të infeksioneve Covid-19 gjatë tri ditëve të kaluar, tranmseton albinfo.ch. Pas një periudhe të rritjes dramatike, tani duket se përhapja e koronavirusit po dobësohet disi. E kjo do të thotë se masat rigoroze të marra nga Këshilli Federal për të paralizuar jetën publike tani mund të kenë filluar të japin efektin e dëshiruar.
Ndërkaq, Italia është shumë më larg se Zvicra jo vetëm në numrin e vdekjeve, por edhe në numrin e të infektuarve. 58.138 ishin atje të dielën, në Zvicër rreth 8,000 nga mesdita e së hënës.
Pyetja që lind përballë gjithë këtyre numrave: Sa vdekjeprurës është virusi, po u krahasuan numrat e të infektuarve dhe të të vdekurve të dy vendeve?
Shpjegimi: Vdekshmëria, ose siç njihet me emrin tjetër, letaliteti, mund të llogaritet nga numri i të infektuarve, i pjesëtuar me numrin e vdekjeve.
Kështu, shkalla e vdekshmërisë në Itali të dielën ka qenë 9.3 përqind, përcjell albinfo.ch. Pothuajse një në dhjetë të infektuar vdesin.
Nga ana tjetër, shkalla e vdekshmërisë në Zvicër është shumë më e ulët. Nëse merrni parasysh shifrat e BAG, niveli të hënën ka qenë 0.8 për qind. Që i bie më pak se një në 100 të infektuar, vdes.
Për të bërë një shpjegim të besueshëm, duhet të kihet parasysh se Italia është përpara në kohë sa i përket shpërthimit të pandemisë. Që më 29 shkurt, numri i të infektuarve atje qe rritur në mbi 1.000. Në Zvicër, kjo ka ndodhur 13 ditë më vonë.
Nëse bëjmë përputhjen në kohë, i bie që Italia kishte një normë vdekshmërie prej pesë për qind në kohën në të cilën Zvicra ndodhet aktualisht, transmeton albinfo.ch. Dmth një në 20 të infektuar vdiste.
Tani që kanë kaluar dhjetë ditë, letaliteti pothuajse është dyfishuar. Një arsye e mundshme është se spitalet tani kanë mundësi aq të kufizuara sa që stafi nuk mund të kujdeset më për të gjithë.
Zvicra nuk do të përballet me një “Itali të dytë”
Një arsye tjetër që bën ndryshimin: popullsia italiane është më e vjetër në krahasim me atë zvicerane dhe rrjedhimisht është më e prekshme se kjo. Shifrat nga viti 2018 tregojnë se mbi 23 për qind e popullsisë rezidente italiane janë 65 vjeç ose më të vjetër. Në Zvicër, shkalla është 18.5 për qind.
Siç u përmend tashmë, Zvicra është ende në një fazë të hershme sa i përket valës pandemike. Sidoqoftë, edhe kur të arrihet “koha italiane” e tashme, situata në Zvicër nuk do të përkeqësohet aq sa ka ndodhur në Itali. Sigurisht, me kusht që njerëzit t`u përmbahen rregullave në mënyrë të përpiktë.
Megjithatë, numri i të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojë të rritet. Në pjesën tjetër të Zvicrës, më pak se në Kantonin e Tiçinos.
Letaliteti gjithashtu mund të rritet duke marrë parasysh situatën gjithnjë e më të pasigurt të kujdesit shëndetësor. Por një kuotë si në Itali është e pamundur të arrihet, pra përjashtohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













