Bota
Ja për sa orë realizohet fluturimi Londër-Sidnej
Linja kombëtare ajrore e Australisë, Qantas, ka realizuar fluturimin nga Londra në Sidnej për 19 orë e gjysmë, në kuadër të një serie testimesh për të vlerësuar efektet e fluturimeve shumë të gjata.
Aeroplani i llojit, Boeing 787-9 Dreamliner, është nisur nga Aeroporti Heathrow i Londrës të enjten dhe ka arritur në Aeroportin e Sidnejt të premten.
Udhëtimi 17,800 kilometra i gjatë, është pjesë e synimeve të kompanisë, Qantas për të realizuar fluturime të rregullta nga qytetet, Sidnej dhe Mellburn, për në Londër dhe Nju Jork.
Muajin e kaluar, Qantas ka kompletuar fluturimin e parë direkt nga Nju Jorku në Sidnej për 19 orë e 16 minuta.Një tjetër fluturim Nju Jork-Sidnej pritet të realizohet këtë muaj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












