Kosova
Ja lista e më të votuarve të PDK-së
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës duket se ka arritur të sigurojë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës nga rreth 80% të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e zhvilluara më 9 shkurt, përcjell albinfo.ch.
Të paktën kështu lë të kuptojë një listë që po qarkullon në media dhe në të cilën figurojnë kandidatët më të votuar.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka grumbulluar mbi 131.912 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 75.096 mijë vota.
Kandidati i tretë i cili renditet me numër më të madh të votave është Uran Ismaili me mbi 31 mijë vota. Ndërkaq, Vlora Çitaku ka grumbulluar mbi 30 mijë vota sipas listës së fundit të përditësuar me rezultatet.
Kandidatja për deputete, Sala Jashari nga Prekazi ka grumbulluar mbi 29.277 mijë vota.
Përparim Gruda dhe Enver Hoxhaj kanë marrë me mbi 22 mijë vota.
Lista e përditësuar me votat e grumbulluara të kandidatëve për deputetë vijon me: Jakup Nura, Ganimete Musliu, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Artan Behramin, Ferat Shalën, Nait Hasanin, Elmi Reçicën, Fadil Demakun, Altin Krasniqin e Xhevahir Gecin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












