Timebelle singt den Song "Apollo" an der Entscheidungsshow des Eurovision Song Contest am Sonntag, den 5. Februar 2017 im Studio 1 von SRF in Zuerich. In der Show wird aus den sechs Finalistinnen der Schweizer Beitrag fuer den ESC 2017 ermittelt. (KEYSTONE/Siggi Bucher).
Shkurt.ch
Ja kush do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2017
Timebelle do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision Song që do të mbahet në maj 2017 në Kiev (Ukrainë). Grupi nga Berna fitoi finalen të dielën në Kreuzlingen (TG), garë e cila u transmetua nga Radio televizioni zviceran (RTS) si dhe kanalet e tjera kombëtare. Para dy vjetësh Timebelle sapo kishte humbur zgjedhjen e saj për të […]
Timebelle do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision Song që do të mbahet në maj 2017 në Kiev (Ukrainë). Grupi nga Berna fitoi finalen të dielën në Kreuzlingen (TG), garë e cila u transmetua nga Radio televizioni zviceran (RTS) si dhe kanalet e tjera kombëtare.
Para dy vjetësh Timebelle sapo kishte humbur zgjedhjen e saj për të përfaqësuar Zvicrën në Edinburg të Skocisë. Kësaj radhe grupi fitoi biletën e tij me këngën “Apollo”, e pëlqyer nga shikuesit.
Gjashtë artistet në garë të dielën, të gjitha gra, kanë qenë të përzgjedhura nga një juri profesionale gjatë muajit dhjetor 2016, të cilët kanë vlerësuar cilësinë e zërit dhe paraqitjen në skenë. Të dielën publiku pati fjalën e fundit në përcaktimin e fituesit nëpërmjet telefonit dhe SMS-ve.
E vetmja frankofone që konkurronte quhej Shana Pearson dhe ishte nga Lozana. Në vitin 2013 ajo kishte siguruar pjesën e parë të koncertit të Justin Bieber në Strasburg.
Eurovisioni bashkon çdo vit rreth 40 shtete pjesëmarrëse dhe 200 milionë shikues. Zvicra është një anëtare themeluese e konkursit të krijuar në vitin 1956, por e ka fituar çmimin vetëm dy herë: në vitin 1956 dhe në vitin 1988 falë Celine Dion.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












