Lajme
Ja kur do të rikthehen tifozët në shkallët e stadiumeve në Evropë
Profesor Massimo Galli, që është njëkohësisht edhe shef i repartit të sëmundjeve infektive në spitalin “Luigi Sacco” në Milano, ka folur për radion “Punto Nouvo” në lidhje me rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe ka dhënë një parashikim pesimist.
Sipas tij do të jetë e pamundur të merret në konsideratë rikthimi i tifozëve në stadium përpara muajit shtator të vitit të ardhshëm, por gjasat janë që çdo gjë të shtyhet për në fillim të vitit 2022.
“Mendoj se deri në fund të kampionatit do të jetë e pamundur të shohim tifozë në shkallët e stadiumit. Pa një rënie të ndjeshme të të infektuarve, është e pamundur të menaxhohen mijëra njerëz në shkallët e stadiumit. Me virusin nuk ulesh dot në tavolinë të bësh negociata, pasi mund të dëmtosh edhe më tej ekonominë. Kemi thuajse një vit që sakrifikojmë dhe nuk mund të hedhim gjithçka poshtë në pak orë. Në shtator mund të flasim, por shumë do të varet edhe nga koha kur do të nisë vaksinimi e sa vaksina do të kemi në dispozicion”, u shpreh Galli.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













