Kosova
Ja çka gjeti policia në vendin e ngjarjes pas sulmit në “Mati 1”
Ndërkaq dy të plagosurit, anëtarë të familjes Mehmeti, pasi kanë marrë tretman mjekësor, janë arrestuar nga Policia
Rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet është përgjakur dje nga një konflikt me armë, si pasojë e të cilit dy persona vdiqën, ndërkaq 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Policia ka dhënë sot detajet e reja nga konflikti që ua mori jetën Bashkim Mehmetit e Mefail Rafunës.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.
“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq dy të plagosurit, anëtarë të familjes Mehmeti, pasi kanë marrë tretman mjekësor, janë arrestuar nga Policia.
Shkak për konfliktin e përgjakshëm dyshohet të ketë qenë një kontest pronësor, gjë për të cilën dy familjet nuk gjetën mirëkuptim. Fillimisht, konflikti nisi me grushte, për të përfunduar tragjikisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











