Kosova
Ja cilat janë procedurat e zgjedhjes së presidentit

Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojnë më 5 prill.
Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në bazë të Kushtetutës, proceduarat për zgjedhjen e presidentit fillojnë një muaj para përfundimit të mandatit të postit të presidentit.
“Në bazë të Kushtetutës së paku nga një precedent kur kemi të bëjmë me një president në detyrë, i cili ka mandat të rregullt, jo me ushtrues detyre, do të duhej që një muaj para skadimit të mandatit të fillojnë procedura e emërimit të presidentit të ri. Më këtë logjikë deri më 5 prill të këtij viti Kuvendi i Kosovës, partitë politike duhet të fillojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri”, ka thënë ai.
Të drejtën për të kandiduar për president e kanë të gjithë qytetarët, të cilët plotësojnë kriteret e caktuara nga Kushtetuta.
Një person për të kandiduar për të parin e vendit duhet të sigurojë 30 nënshkrime të deputetëve, por një deputet nuk mund të japë nënshkrimin për dy kandidatë.
“Çdo qytetar që përmbush kriterin e moshës ka të drejtë të kandidojë, por për këtë i nevojiten së paku 30 nënshkrime të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.
“Një deputet që jep nënshkrimin për një kandidat, nuk ka të drejtë ta japë për të dytin, në këtë drejtim do të duhej të kemi së paku dy kandidatë, të cilët me votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.
Ai ka treguar se për t’u zgjedhur president i vendit kandidati për president në dy raundet e para duhet të marrë së paku 80 vota, ndërsa në raundin e tretë i nevojiten vetëm 61 vota.
“Në raundin e parë dhe të dytë duhen së paku 80 vota për që të votojnë presidentin e ri dhe nëse kjo nuk ndodh në dy raundet e para, atëherë në raundin e tretë nevojitet 61 vota për që të kemi presidentin e ri”, është shprehur Miftaraj.
Vjosa Osmani është kandidatja e VV-së për presidente. Ajo ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit nga 5 nëntori i vitit 2020, ku në cilësinë e kryetares së Kuvendit kishte marrë këtë post, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ndaj të cilit Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë.
Nga 14 marsi postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit e ka marrë Glauk Konjufca, që është edhe kryetar i Kuvendit.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor