Lajme
Dokumentet që ju duhen për të vizituar bashkëshortin/en në Gjermani
Së fundi, Aeroporti i Tiranës nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, njoftoi të interesuarit se çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani.
Përmes njoftimit listohen të gjitha dokumentet që nevojiten.
Dokumentet që nevojiten janë:
Certifikatë martese me vulë apostile; certifikate familjare me vulë apostile; fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes; biletat vajtje-ardhje; kontrata e shtëpisë në Gjermani; konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident; kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.
Aeroporti sqaroi se kjo është vetëm një listë referuese që vjen si përgjigje e qindra mesazheve në “Facebook” për këtë çështje.
“Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar”, shkruhet në njoftim.
REAGIMI I PLOTË
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU. ????
Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)
– Certifikatë martese me vulë apostile
– Certifikate familjare me vulë apostile
– Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes
– Biletat vajtje-ardhje
– Kontrata e shtëpisë në Gjermani
– Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident.
– Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.
Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.
Eshtë e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.
Tirana International Airport.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













