Lajme
Izraelit i kërkohet respektimi i ligjeve ndërkombëtare të luftës
Një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbërriti në Egjipt, me synimin për të vizituar Rripin e Gazës. Ai deklaroi se Izraeli e ka për detyrë të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës.
“Më duhet të them se Izraeli ka detyrime të qarta sa i takon luftës me Hamas. Ato janë jo vetëm detyrime morale, por edhe ligjore, të cilat duhet të përmbushen,” – u shpreh Karim A. Khan, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, situata në veri të Izraelit, përgjatë kufirit me Libanin, duket se po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Hezbollah dhe trupat izraelite shkëmbyen zjarr.
Shqetësimet janë rritur më tej pas njoftimit se kreu i lëvizjes islamike, Hassan Nasrallah do të mbajë fjalimin e parë publik që nga fillimi i luftës, të premten e 3 nëntorit.
Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse Izraelite bënë me dije se një nga synimet e “fazës së dytë” të operacionit është të bindë liderët e Hamasit dhe grupet në vartësi të saj për lirimin e pengjeve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










