Lajme
Izraeli sulmon për herë të parë tokat e Jemenit, në një seri sulmesh kundër Houthit

Izraeli ka sulmuar sot për herë të parë tokat e Jemenit. Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh kundër qytetit port të kontrolluar nga Houthi të Hodeidah në Jemen, teksa sulmi në objektet e rafinerisë së naftës rezultoi në viktima në qytetin bregdetar perëndimor, transmeton albinfo.ch.
Sulmet vijnë një ditë pasi Houthit të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë për një sulm me dron pranë ambasadës amerikane në qendër të Tel Avivit, i cili la një person të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur.
Këto besohet se janë sulmet e para izraelite në tokën jemenase që nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Gazë në muajin tetor, raporton skynews.
“Pak kohë më parë, aeroplanët luftarakë të IDF-së goditën objektivat ushtarake të regjimit terrorist Houthi në zonën e portit Al Hudaydah Hodeidah në Jemen, në përgjigje të qindra sulmeve të kryera kundër shtetit të Izraelit në muajt e fundit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka deklaruar se zjarri që digjet aktualisht në Hodeidah është parë në gjithë Lindjen e Mesme dhe rëndësia është e qartë.
“Houthit na sulmuan mbi 200 herë. Herën e parë që ata lënduan një shtetas izraelit, ne i goditëm ata. Dhe ne do ta bëjmë këtë në çdo vend ku mund të kërkohet”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i lëvizjes “Houthi”, Nasruddin Amer, ka deklaruar se “agresioni brutal izraelit” synonte objektet civile, objektet e magazinimit të karburantit dhe termocentralin e provincës.
Sipas tij, sulmet vetëm do ta bëjnë popullin e Jemenit dhe forcat e tij të armatosura më të vendosur për të mbështetur Gazën.
❗️Israel has probably launched a special operation against Yemen
Heavy attacks have been carried out. In particular, the port city of Al Hudaydah was hit.
Israel is also launching missile attacks on Yemeni weapons depots. pic.twitter.com/s0CeAQVWXj
— NEXTA (@nexta_tv) July 20, 2024
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj