Lajme
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Raportohet se Izraeli ka nisur një sulm hakmarrës kundër Iranit të premten në orët e hershme të mëngjesit, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se shteti izraelit ka lëshuar shumë raketa në drejtim të Iranit.
Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, mediat e huaja raportojnë se zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar më herët se do të sulmonin Iranin.
Deri më tash, as Izraeli, as SHBA-ja nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi aksionin e raportuar ushtarak, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, shpërthimet kanë ndodhur pranë Isfahanit, qytet ky rreth 340 kilometra në jug të Teheranit, i cili përfshin një bazë të madhe ajrore dhe objekte bërthamore.
Por, është konfirmuar se objekti bërthamor është plotësisht i sigurt.
Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij.
Ky sulm ka shkaktuar frikë për një përshkallëzim të madh të konfliktit, pasi tensionet rajonale janë rritur që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










