Lajme
Ivanoviq: Kosova duhet të heq dorë nga Privatizimi i Trepçës

Anëtari i qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka apeluar te përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që të heqin dorë nga privatizimi i paralajmëruar i Trepçës.
Në një deklaratë për agjencinë Tanjug, Ivanoviq ka thënë se vërehet që institucionet kosovare kohëve të fundit po nguten me lëvizje që, sipas natyrës së tyre, do të jenë objekt i bisedimeve në Bruksel, në mënyrë që kësisoj të krijojnë pozitë më të volitshme negociatore.
Sipas tij, në këtë dritë duhet shikuar edhe privatizimin e paralajmëruar të Trepçës. “Kjo paraqet krijim të pozitës më të mirë negociuese, por mund të ketë pasoja të dëmshme, pasi çdo lëvizjeje të tillë pala serbe do t’i kundërvihet. Në atmosferën e konfrontimit nuk mund të gjenden zgjidhje të mira”, ka thënë Ivanoviq.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”