Lajme
Ivanov: Me Platformën e Tiranës, Maqedonia bëhet shteti i 3-të shqiptar
Sipas Ivanov, qëllimi i Deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vazhdon të kundërshtojë platformën e Tiranës, si projekt të “rrezikshëm” për shtetin e tyre. Ivanov, në një intervistë për gazetën kroate “Globus” thotë se nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit, ai do ishte duke shkelur nenin 308 dhe të ta prishte pavarësinë e vendit, për shkak se sipas presidentit, do të formonte qeveri me një platformë të një shteti të huaj.
Ai intervistën e filloi duke thënë se nëse fillon të tregojë të gjithë situatën në mënyrë detaje, opinioni i Kroacisë do të binte në peshë, ndërsa disa të tjerë do të përjetonin edhe makthe gjatë natës. Sipas Ivanov, qëllimi i Deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase.
“Deklarata shqiptare do ta prishë Maqedoninë, nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i jep vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm. Humnera do të thellohet edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë. Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, u shpreh Ivanov.
Ai ka folur edhe për qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kanë bërë disa gabime. Sipas Ivanov, gabimin më të rëndë e ka bërë BE-ja, ndërsa për deklaratat e tij, tha se janë deklarata me interes për shtetin e Maqedonisë. Ndryshe, presidenti i Maqedonisë, ka muaj që kundërshton vullnetin e popullit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










