Lajme
Ivanov: Çdo qeveri pa mandatin tim, do të jetë jolegjitime
Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Në këtë drejtim Ivanov tha se nuk do t’i japë mandatin Zaevit, nëse ndërmerret një hap i tillë në Kuvend
VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja kishin arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë dhe për këtë s’ka qenë pengesë platforma e partive shqiptare apo siç e quan partia e Gruevskit, platforma e Tiranës. Por, sipas presidentit Gjorge Ivanov gjithçka ishte prishur nga një telefonatë. Ai e ka thënë këtë në një intervistë për të përditshmen austriake “Wiener Zeitung”, transmeton alsat-m.tv.
Sipas tij, VMRO DPMNE në afat prej 20 ditëve nuk arriti të bëjë koalicion me partitë e shqiptarëve, siç parashikon Kushtetuta. “Të jem më i saktë, në fakt ishin marrë vesh për koalicion. Por, në orën e fundit kishte një telefonatë pas së cilës koalicioni dështoi” – tha presidenti i vendit Gjorge Ivanov për “Wiener Zeitung”.
Ivanov megjithatë insiston se Platforma e Tiranës me një goditje shkatërroi Marrëveshjen e Përzhinës dhe thelloi krizën në vend. Sipas tij, fajtorë janë Edi Rama, Brukseli dhe Uashingtoni.
BE-ja dhe Amerika u kyçën për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza, mirëpo ato nuk i dënuan shkaktarët e kësaj krize e që janë Edi Rama me politikanët shqiptarë. Sot jemi në krizë institucionale të shkaktuar prej Platformës së Tiranës, diçka që nuk ka lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos – theksoi Ivanov.
Presidenti ka thënë se është në interes të shtetit që shqiptarët të integrohen, porse sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë më tepër janë të orientuar kah Prishtina e Tirana se sa nga Shkupi.
Presidenti madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet.
Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundojë në burg. Unë nuk kërcënoj. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do t`i hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara – kërcënoi Ivanov.
Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Në këtë drejtim Ivanov tha se nuk do t’i japë mandatin Zaevit, nëse ndërmerret një hap i tillë në Kuvend.
Qeveria pa mandat është pa bazë juridike. Një qeveri e tillë do të ishte pa legjitimitetin e presidentit, ose më saktë pa bazë kushtetuese. Kjo është qartë e shkruar në Kushtetutën tonë. Në përputhshmëri me Nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund të japë mandatin për krijimin e qeverisë. Në rast të kundërt do të kishim dy qeveri, qeverinë momentale teknike dhe qeverinë pa legjitimitet nga kryetari – shtoi Ivanov.
Me arsyetimin se platforma e partive shqiptare cenon rendin kushtetues, Ivanov refuzoi t’i japë mandatin kreut të LASDM-së Zoran Zaev edhe pse ky i fundit kishte siguruar firmat e 67 deputetëve.
Ai thotë se arsyeja për këtë refuzim nuk është juridike por e natyrës politike. Sipas tij, Maqedonia është një shtet multietnik por etnia maqedonase është e vetmja që në këtë krijesë ka sendërtuar synimin e saj për të pasur shtet. Mbi këtë bazë ai e hedh poshtë kërkesën e shqiptarëve për të qenë komb shtetformues në Maqedoni krahas maqedonasve. Pakicat (që sipas tij në Maqedoni nuk quhen pakica por bashkësi) si shqiptarët, turqit, serbët etj. i kanë shtetet e tyre amë kështu që nëse bëhen kombe konstituive atëherë, shqiptarët për shembull, fitojnë shtetin e tretë të tyre, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka thënë në këtë drejtim se kundër tendencës së shqiptarëve për të qenë komb konstituiv janë edhe pakicat turke, serbe, rome, vllahe etj.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











