Kosova
Italiani vdes pasi u rrah nga truproja shqiptare e diskotekës
Mediat italiane raportojnë se një 34-vjeçar italian ndërroi jetë pasditen e së hënës në Rimini, pasi u rrah brutalisht nga truproja shqiptar i një diskotekeje në orët e para të mëngjesit të së dielës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se i riu italian, i identifikuar si Giuseppe Tucci, me profesion zjarrfikës, mori plagë të rënda si pasojë e përleshjes në ambientet e diskos në Fano dhe disa orë më vonë pësoi vdekje cerebrale, raportojnë mediat italiane.
Referuar asaj që zbuluan hetuesit, Tucci kishte shkuar për t’u argëtuar në disko, por ishte larguar prej aty nga siguria, pasi kishte nisur të bezdiste vajzat. Në ambientet e jashtme ai ishte konfliktuar dhe me 28-vjeçarin shqiptar, i cili punonte si truprojë.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhet në gjendje arresti, ndërkohë që avokati i tij bën me dije se bëhet fjalë për një akt vetëmbrojtje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












