Lajme
Italianët po i pëlqejnë kërpudhat e Kosovës
Kërpudhat e Kosovës vazhdojnë të eksportohen me shumicë për shtetin e Italisë. Statistikat tregojnë se vetëm në muajin mars, përqindja e eksportit për këtë shtet ishte mbi 30 për qind.
Kompanitë që eksportojnë atje thonë se kërkesa kanë, veç a ka prodhim. Statistikat tregojnë se vetëm muajin mars, përqindja e eksportit për Itali ishte mbi 30 për qind. Kjo është hera e parë që eksporti ka një pjesëmarrje kaq të lartë për këtë vend.
“Në muajin mars 2012, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali (31.9%), Maqedoni (12.7%), Shqipëri (11.0%), Serbi (6.9%), Turqi (6.2%)”, thuhet në raportin e fundit të ESK-së.
Por, nuk mungojnë as problemet që kanë kompanitë përpunuese. Ndërmarrja “Fungo FF” nga Kamenica, e cila eksporton kërpudha në Itali, vitin kaluar gati sa nuk e humbi krejtësisht tregun në Itali.
Mungesa e preferencave tregtare vitin e kaluar, sipas pronarit të kësaj ndërmarrjeje, Fatmir Krasniqi, ka bërë që prej 12 eksporteve që ndërmarrja i realizon gjatë vitit, vetëm njëri të jetë për Itali.
“Mungesa e preferencave na ka shkaktuar shumë probleme. Italianët po e marrin mallin e Maqedonisë dhe të Serbisë, sepse u kushton 18 për qind më lirë”, ka thënë Krasniqi.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin mars 2012 prej 176,3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 163,7 milionë eurosh me marsin e vitit 2011. Eksporti në muajin mars 2012, kishte vlerën 23,8 milionë euro, ndërsa importi 200,2 milionë euro, që është një rënie prej 10.8 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 5.1 për qind për import krahasuar me marsin e vitit 2011.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit, 57.3% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.7% produktet minerale, 6.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4% lëkurë dhe artikuj prej tyre, 5.7% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 5.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike”, thuhet në raport./express&albinfo/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












