Lajme
Italia me vendimin për hapjen e kufijve, kap Zvicrën “në befasi”
"Ministrja Keller-Sutter: "Ky është një vendim i njëanshëm nga Italia, që nuk do të thotë asgjë për Zvicrën"
Siç është shkruar tashmë, Italia ka njoftuar të shtunën në mëngjes se ajo do t`i hapë kufijtë e saj më 3 qershor. Kjo datë është më e afërt se ajo e 15 qershorit, kur ishte planifikuar hapja e kufijve të Zvicrës me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën, shkruan srf.ch.
Rrjedhimisht, ky lajm i ka ardhur në befasi Zvicrës, e cila hapjen me Italinë e kishte menduar për një kohë më të vonshme.
Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, ka thënë në emisionin “Samstagsrundschau” të Radio sSRF se italianët ” e kishin befasuar”, përcjell albinfo.ch. “Ky është një vendim i njëanshëm nga Italia, që nuk do të thotë asgjë për Zvicrën”. Ne vendosim në mënyrë të pavarur kur Zvicra do t’i lejojë njerëzit nga Italia të hyjnë në Zvicër, ka thënë Keller-Sutter.
Në një deklarim tjetër që vjen nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), po për hapjen e kufijve nga Italia thuhet se “për javën tjetër planifikohen bisedime bilaterale për lehtësimin e mundshëm në kufi, transmeton albinfo.ch. <2Qëllimi është të koordinohen hapat e mundshëm lehtësues. Sapo të merren vendimet, ato do të komunikohen”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













