Lajme
Italia shënon rritjen më të madhe të çmimeve në 38 vjet
Raportohet se rritja e çmimeve të produkteve të përfshira në të ashtuquajturën “shporta e amvisave” në Itali në korrik ka shënuar një rekord të ri. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti italian i Statistikave Istat, i cili e ka cilësuar rritjen më të madhe të çmimeve në 38 vjetët e fundit.
Në korrik, produktet kryesore ushqimore dhe shtëpiake janë rritur me 9,1%, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, inflacioni në fund të vitit pritet të shkojë në 6.7%.
Në të njëjtën kohë, në muajin e fundit rritja e çmimeve të energjisë arriti në 42.9%, ndërsa në qershor, gjithmonë me bazë vjetore, ishte 48.7%.
Diçka e tillë çoi në një frenim të vogël të inflacionit, i cili në korrik, bazuar në të dhënat e deritanishme, do të jetë 7.9%.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










