Bota
Italia nuk i dëshiron emigrantët
Lideri i partisë Lega Nord ishte personi që ndaloi një anije me qindra emigrantë në bord që të ankorohej në brigjet italiane
Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë paralajmëroi anijet humanitare që transportojnë emigrantë që të mos përpiqen të ankorojnë në Itali.
Lideri i partisë Lega Nord ishte personi që ndaloi një anije me qindra emigrantë në bord që të ankorohej në brigjet italiane.
Anija Aquarius dhe dy anije italiane që e shoqërojnë janë nisur drejt Spanjës për të zbarkuar emigrantët dhe priten të mbërrijnë të dielën, shkruan “TCH”.
Ndërkohë, Salvini paralajmëroi se refuzimi i ankorimit për anijen “Aquarius” do të përsëritet, nëse ajo vendos që të zgjedhë sërish brigjet italiane.
“Ndërsa anija Aquarius shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit klandestin dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë portet të tjera, ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Italisë rikonfirmoi qëndrimin e tij dhe tha se nuk do të jenë OJQ-të e huaja të financuara nga vende të tjera që do të vendosin se kush zbarkon ose jo në Itali.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











