Bota
Italia në alarm, gjashtë raste të tjera me koronavirus
Mbyllen bare, shkolla e lokale
Italia ka shënuar gjashtë infeksionet e para të koronavirusit, një 38-vjeçar, banor i Codogno dhe i lindur në Castiglione d’Adda, në provincën e Lodi, i shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje në Codogno, i testuar pozitiv për testin e koronavirusit, është në gjendje të rëndë.
Të infektuar janë gjithashtu edhe gruaja e tij shtatzënë në muajin e tetë si dhe një mik i 38-vjeçarit, të dy të shtruar në izolim në Sacco në Milano. Të gjithë pacientët kanë pneumoni të rëndë, ndërsa gruaja e 38-vjeçarit është në një situatë më pak të rëndë.
Por kanë rezultuar pozitiv pas testeve edhe gjashtë raste në Lombardi, ku 250 persona janë vendosur në izolim pasi kanë pasur kontakt me 38-vjeçarin dhe do t’u nënshtrohen testeve, teksa 150 prej tyre kanë pasur “kontakte të ngushta”.
“Të gjithë qytetarët e Castiglione d’Adda, Codogno dhe Casalpusterlengo janë të ftuar, si masë paraprake, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale“, kjo është këshilla që është dhënë nga këshilltari rajonal Giulio Gallera, përcjell albinfo.ch.
Komuna e Codogno ka nxjerrë edhe dy urdhëra të tjerë “të përkohshëm dhe paraprake”: mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve, vendeve publike në përgjithësi (disko, dhoma bilardo) dhe zyrat komunale për emergjencën shëndetësore.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











