Lajme
Italia miraton pensionet me Shqipërinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese
Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, prej së cilës përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Senatorët që paraqitën marrëveshjen, folën për shifrat e paktit, por edhe për marrëdhënien historike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë aktual. Mbrojtja e marrëveshjes u bë nga senatori Spanjoli, ku as opozita në Senat nuk pati asnjë kundërshtim, duke miratuar dokumentin final me 129 vota pro, që pritet të hyjë në fuqi pasi të firmoset nga Presidenti italian, Sergio Mattarella.
Votimi në Senatin Italian u ndoq nga afër dhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili e cilësoi miratimin e marrëveshjes një moment të rëndësishëm mes dy vendeve.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
Kështu, bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimi i posaçëm i punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë, dhe sigurimi për përfitimin nga sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe shtatzënia, si dhe sigurimi i papunësisë.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë paguar kontributet.
Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht prej vendit ku ka punuar, duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.
Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.
Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet, do paguajë sipas viteve të punës respektive.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












