Sport
Italia mbërrin në Londër para finales ndaj Anglisë në Euro 2020
Ekipi i Kombëtares së Italisë ka mbërritur sot (e shtunë) në Aeroportin e Lutonin në Londër, përpara finales së tyre në Euro 2020 kundër Anglisë.
Italianët do të luajnë ndeshjen me Anglinë të dielën në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, që zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Wembley.
Skuadra e Roberto Mancinit ka zbarkuar tashmë në Londër dhe lojtarët e stafi ishin të veshur me rroba të zeza dhe me xhaketa të hirta plot stil.
Mancini përshëndeti mikpritësit në aeroport, ndërsa u pasua nga shoku i tij i ngushtë dhe shefi zyrtar i delegacionit, Gianluca Vialli.
Kapiteni dhe lideri frymëzues i ekipit, Giorgio Chiellini dhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ishin lojtarët e parë që dolën pas Mancinit.
Mbrojtësi i lënduar, Leonardo Spinazzola, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të turneut përpara se të thyente ‘Tendinin e Akilit’ në fitoren e çerekfinales kundër Belgjikës, ishte gjithashtu me paterica për të mbështetur shokët e tij të skuadrës.
Azzurrët fituan në penallti kundër Spanjës në gjysmëfinale, duke triumfuar përfundimisht 4-2, por kishin një ditë më shumë sesa Anglia për t’u rikuperuar.
Skuadra e Mancinit ka qenë vazhdimisht mbresëlënëse në garë, duke pësuar vetëm tre gola, me mbrojtësit Chiellini dhe Leonardo Bonucci, mesfushorët Verratti, Nicolo Barella dhe Jorginho, plus anësorët sulmues Lorenzo Insigne dhe Federico Chiesa që mund të jenë lojtarët kryesorë.
Ata do të shpresojnë të fitojnë trofeun e dytë të Evropianit, pas atij të parit që e fituan kundër Ish-Jugosllavisë më 1968 në Romë në epokën e Dino Zoff dhe Giacinto Facchetti.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









