Lajme
Italia gjobit kompaninë Apple rreth pretendimeve “mashtruese” për telefonat e saj
Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane Apple me 10 milionë euro për pretendime mashtruese rreth rezistencës së telefonave iPhone në ujë.
Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur se pretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale.
Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë të vlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
AGCM po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit, përbëjnë praktikë “agresive”.
Në reklamën lidhur me këtë çështje, është premtuar se telefonat iPhone janë rezistues ndaj ujit në thellësi deri në katër metra.
Ky pretendim është bërë me një mori telefonash përgjatë viteve, duke nisur nga iPhone 8 e deri te iPhone 11.
Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka thënë se reklamat – që kanë shfaqur këta telefona në kontakt me ujin, kanë qenë mashtruese.
Kompania Apple ka këshilluar gjithmonë kundër notit apo larjes me iPhone, si dhe ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga lëngjet nuk mbulohen.
Kjo kompani nuk ka reaguar deri më tani për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










