Lajme
Italia, gati në aprovimin e ligjit për 4 ditë pune në javë
Moto: “Kur je i lumtur, punon më mirë”
Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek, shprehet:
“Të ofrosh një pagë konkurruese sot, nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”, përcjell albinfo.ch.
Ai shpjegon se java katërditore e punës, të cilën po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ideja ka joshur së fundi edhe Italinë dhe pritet të vendoset.
Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive që vendosin vullnetarisht të marrin pjesë në projekt, ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë.
E gjithë kjo, pa pësuar ulje rroge. Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i Autonomy, një organizatë kjo e pavarur kërkimore.
“Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka rënë asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.
Pas suksesit të lëshuar në vende të afërta, si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës. Autori i librit “Të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante, argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë. Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës, që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri si në nivel social, ashtu edhe në atë ekonomik.
Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













