Lajme

Itali: Shpëtohen 1000 emigrantë

Tri varka me më shumë së 1000 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet e bregdetit italian.

Shpëtimi i emigrantëve erdhi pas gjetjes së trupit të viktimës së 74-të të varkës që u përmbyt dy javë në brigjet e Kalabrisë.

Viktima ishte një vajzë pesëvjeçare, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.

Tragjedia nxiti edhe kritika ndaj qeverisë për shkak të hezitimit për të ndërhyrë e shpëtuar emigrantët që ndodheshin në varkë.

Sipas rojave bregdetare, operacioni i shpëtimit filloi të premten, varka e parë kishte 487 emigrantë e mëngjesin e 11 marsit u sollën të sigurt në portin Crotone. Varka e dytë kishte 500 emigrantë e zbarkoi në portin Reggio Calabria, ndërsa në varkën e tretë ndodheshin 379 persona, të cilët u shpëtuan nga varkat e patrullimit, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.

Vitin e kaluar, Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se më shumë se 29.000 njerëz kanë vdekur teksa kanë tentuar të migrojnë në Evropë prej vitit 2014. Mbi 5.000 viktima janë regjistruar vetëm në dy vjetët e fundit.