Lajme
Itali: 2 miliardë euro për personat e prekur nga përmbytjet
Është ende herët për t’u vënë një shifër pasojave financiare të përmbytjeve që përfshinë Italinë qendrore, ndonëse dëmet mund të shihen kudo.
Qeveria e kryeministres Meloni miratoi një paketë ndihmash prej 2 miliardë eurosh për të ndihmuar bizneset dhe familjet e prekura nga moti ekstrem.
Agrikultura është sektori më i rrënuar. Rreth 10 milionë bimë në atë që njihet si “Lugina e frutave” janë dëmtuar me prodhimin vegjetal që është prekur ndjeshëm.
Sinkron Danilo Verlicchi, drejtor i Konfederatës së Agrikulturës, Ravena:
“Nëse ndihma financiare nuk dërgohet menjëherë, bizneset nuk do të rihapen. Nuk duam që të përsëritet ajo që ndodhi në zona të tjera të Italisë në të kaluarën, ku edhe pas një viti bizneset vazhdojnë të presin fondet”.
“Siç mund të shihni, ujërat kanë mbuluar gjithë zonën. Emilia Romanja është një nga rajonet më të pasura të Italisë dhe impakti i përmbytjeve nga ngritur pyetjen përse fondet kundër tragjedive natyrore nuk janë përdorur kurrë”, tha Giorgia Orlandi.
Në qytetet e prekura, jeta po kthehet gradualisht në normalitet. Edhe pse shirat e dendura janë ndalur për pak ditë, niveli i ujit është ende i lartë. Ky qytet prej 2 mijë banorësh pranë Ravenës është evakuuar tërësisht.
Zjarrfikësit po transportojnë banorët jashtë dhe brenda qytetit. Për disa kjo ishte hera e parë që u kthyen në shtëpitë e tyre për të tërhequr ato që lanë pas.
“Është hera e parë që kam mundur të hyj në shtëpi pas 6 ditësh. Dua të marr me vete çfarë të mundem. Arritëm të shpëtojmë jetët tona. Kjo është më e rëndësishmja” thotë qyetari.
Shumë njerëz besojnë se më e keqja ka kaluar, edhe pse janë të shqetësuar për të ardhmen.
“Humba gjithçka. Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe duhet ende të vazhdoj të paguaj këstet e shtëpisë. Kush do të paguajë? Nuk e di…”- shton një tjetër.
Si banorët ashtu dhe bizneset thonë se janë të lumtur me përgjigjen e qeverisë ndaj emergjencës, por ajo që kërkojnë është që kjo mbështetje të ofrohet pa vonesa./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










